STAG

Kosova në gjysmëfinale të turneut Ndërkombëtar në Malte

Në ditën e dytë të Turneut Ndërkombëtar në Malte pingpongistët Kosovar patën rezultate shumë të mira, e shkëlqyen Juniorët (Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku) të cilët u renditën të parët në grup duke shënuar dy fitore, ata fillimisht e munden Welsin me 3:1, e pastaj edhe kundër Qipros me 3:0 (3:1,3:0,3:0) për të shënuar kështu fitoren e parë ndonjëherë ndaj Qipros. Tani Kosova JBT udhëheq në grupin e vet me 4 pike dhe ka siguruar vendin e parë dhe plasmanin në 1/2 finale edhe pse e ka edhe një ndeshje në këtë grup, sot në ora 11:00 kundër Maltës, e fundit në tabelë!

Lojë të mirë treguan edhe Kadetët (Blend Hajdari dhe Sylejman Çerkini), që fituan ndaj Norvegjisë me 3:1 e humbën ndaj Islandës me 0:3, në ndeshjen ndaj Libisë do të mundohen që të shkojnë në gjysmë finale. Junioret (Alma Mehemeti dhe Bleona Mehmeti) dhe Kadetet (Shega Hashani dhe Jerina Rexhepi) patën paraqitje solide, por deri tani nuk kanë shënuar fitore ekipore.  

Sot në program janë xhirot e fundit ekipore, e pastaj do të vazhdohet për plasmanet finale, ku shpresojmë në kalimin e juniorëve në finale. Ditëve në vijim do të vazhdohet me ndeshjet individuale.