STAG

Pingpongistët marrin pjesë në Turneun e Parë Ndërkombëtar të Maltës

Kosova do të merr pjesë në Turneun Ndërkombëtar për Juniorë dhe Kadetë i cili do të mbahet në
Malta, në Universitetin e Gjimnastikës, duke filluar nga data 11 shtator deri me 15 shtator.

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet nga juniorët Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Alma
Mehmeti dhe Bleona Mehmeti, kurse nga kadetët përfaqësohet nga Blendi Hajdari, Sylejman Cerkini,
Jerina Rexhepi dhe Shega Hashani. Lojtarët do të udhëheqen nga trajnerët Besire Domaniku dhe Ridvan
Hashani.


Federata e Pingpongut Malteze para fillimit të turneut të parë ndërkombëtar, ka organizuar kamp një
ditorë, për pjesëmarrësit e turneut, i cili do të udhëhiqet nga një trajnër ndërkombëtar.
Turneu do të mbahët nga 11 shtatori deri me 15 shtator 2019, në Univeristetin e Gjimnastikes, të
Maltës, ne Tal-Qroqq, me shtetet pjesëmarrës si, Kosova, Qipro, Ishujt Faroe, Irlanda, Lebanoni,
Norvegjia, Uellsi dhe Malta.