Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong ka udhëtuar sot për në Podgoricë ku nga data 16 deri më 19 qershor do të mbahet kampionati evropian për U13.
Kosova në kategorinë e meshkujve do të përfaqësohet nga Resul Smajli, Olti Behluli, Feim Rama (trajner) kurse në kategorinë e femrave nga Ajola Behluli, Maxhire Sojeva dhe Ardian Lamaxhema (trajner).
Poashtu në këtë kampionat do të ndajnë drejtësinë gjyqtarët nga Kosova : Alban Azemi, Eroll Karabaxhaku, Adem Berisha, Besim Hajdari, Linda Zeqiri, Naim Azemi.
Për më shumë informata për këtë aktivitet klikoni në linkun në vazhdim:
https://www.ettu.org/en/events/europe-under-13-challenge/regulations---documents/
Suksese.