Sot në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj u organizua Kampionati Individual për U21 (meshkuj dhe femra).
Ndeshjet u zhvilluan në një atmosferë sportive dhe gjithnjë duke zbatuar masat mbrojtëse anticovid. Për t'i shmangur kontaktet nga ora 10:00 deri në ora 12:30 u zhvilluan ndeshjet në kategorinë e femrave, ndërsa nga ora 13:00 filluan ndeshjet në kategorinë e meshkujve.
Pati mjaftë ndeshje interesante dhe me rivalitet, mirëpo në fund triumfuan favoritët.
Këto janë rezultatet përfundimtare :
Kategoria e femrave
1. Alma Mehmeti
2. Shega Hashani
3. Loresa Imeri
3. Bjondina Hasani
Kategotia e meshkujve
1. Kreshnik Mahmuti
2. Fati Karabaxhaku
3. Aulon Bivolaku
3. Blend Hajdari
Urime, suksese
FPPK