Sot më 20.11.22 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt një ndër turnet më të forta të vitit, turneu TOP 8 për U21 për kategorinë e meshkujve dhe të femrave. Në kushtë të mira organizative dhe në një ambient sportive, u zhvilluan shumë ndeshje të forta ku secili nga 8 më të mirët e kësaj kategorie arriti të shfaqë kualitetin e tij.
Në kategorinë e meshkujve u zhvilluan shumë ndeshje të nivelit të lartë, e padyshim ndeshja më kryesore dhe përcaktuese e fituesit të këtij turneu ishte ajo në mes të dy lojtarëve të Kpp Lidhja e Prizrenit, Kreshnik Mahmutit dhe Fatih Karabaxhakut, ndeshje shumë e barazpeshuar dhe me poena të fortë e cila në fund i takoi Kreshnik Mahmutit me rezultat të ngushtë 3-2 ku seti i fundit përfundoi në vazhdime (13-11). Kreshniku me këtë fitore arriti të mbetet i pamposhtur me 7 fitore, në vendin e dytë Fatih Karabaxhaku me vetëm një humbje dhe 6 fitore, i përcjellur në vendin e tretë poashtu nga bashkëlojtari i klubit Blend Hajdari me 5 fitore dhe 2 humbje.
Në kategorinë e femrave gara ishte tejet e ngushtë dhe këtë e dëshmon fakti që pas përfundimit të xhiros së fundit tri vendet e para kishin pikë të barabarta dhe vetëm bilanci i setave e përcaktoi fituesen. Ndeshjet u zhvilluan me rivalitet dhe në intensitet të lartë, dhe pas 7 xhirove të zhvilluara u përcaktua fituesja, e cila doli të jetë Lenë Osmani e përcjellur nga Shega Hashani në vendin e dytë dhe Alma Mehmeti në vendit e tretë.
Radhitja përfundimtare
Meshkujt
Femrat
FOTO: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5864147866981508/5864136313649330/