STAG

Kreshnik Mahmuti dhe Linda Zeqiri fitues të turneut 'Dita e Pavarësisë'

Sot 20/02/2022 u organizua turneu i seniorëve për Ditën e Pavarësisë, në palestrën e shkollës fillore Tefik Çanga në Ferizaj me pjesëmarrjen e afër 150 lojtarëve nga klubet e Kosovës si dhe disa lojtarëve nga Shqipëria, për të cilët një fjalim rasti mbajti kryetari i federatës z. Jeton Beqiri.

Në kategorinë e femrave garat filluan pas orës 13:00 me pjesëmarrjen e mbi 35 lojtareve. Në gjysmëfinalen e parë Linda Zeqiri me rezultat të ngushë 3:2 fitoj ndaj Leoresa Imerit, ndërsa Shega Hashani pas një fitorje me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Lena Osmanit në të tetën e finales, në gjysmë finale fitoj me 3:1 ndaj Alma Mehmetit. Në finale Linda fitoi ndaj Shegës me rezultat 3:0.

Në kategorinë e meshkujve meshkujve ishin të paraqitur afër 120 lojtarë të cilët filluan garat nga ora 10:00, me shumë ndeshje interesante, e paraqitje të mirë të grupmoshave të reja, siç ishte rasti i lojtarit të ri nga Shqipëria Aron Koni që arriti deri në të tetën e finales. Në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoj ndaj Blendi Hajdarit me 3:0, e në gjysmëfinalen e dytë Fatih Karabaxhaku fitoi 3:1 ndaj Veton Gotës i cili kishte fituar me 3:1 ndaj Aron Konit. Në finale Kreshniku nuk lejoj befasi duke fituar me 3:1 ndaj Fatihut, e kështu vazhdoj mbrojti titullin nga viti i kaluar.

Për fituesit në të dy kategoritë u ndan kupa dhe medalje nga përfaqësuesit e FPPK.

Kategoria M

1.Kreshnik Mahmuti

2.Fatih Karabaxhaku

3.Blend Hajdari

3.Veton Gota

Kategoria F

1.Linda Zeqiri

2.Shega Hashani

3.Alma Mehmeti

3.Leoresa Imeri