STAG

Kreshnik Mahmuti dhe Shega Hashani fitues të Kampionatit Individual të Kosovës për Senior “Adem Jashari”

Me datën 26 dhe 27 mars në SHMU ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj u mbajt Kampionati Individual I Kosoës për Senior “Adem Jashari” ku ishin të paraqitur rreth 150 lojtar meshkuj dhe femra. Të shtunen pingpongist të Kampionatit “Adem Jashari” dhe delegacion i FPPK-së vizituan dhe bënë homazhe në Kompleksin e familjes Jashari dhe pastaj filluan ndeshjet e fazës së grupeve ku ishin 16 grupe te meshkujve dhe 8 grupe te femrave si dhe ndeshjet çifte për meshkuj dhe femra. Në kategorinë çifte meshkujt pati ndeshje interesante, rivalitet e befasi. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti/Fatih Karabaxhaku kundër Argjend Ferati/Tomor Gjaka të cilët treguan lojë të mirë në këtë kampionat por që favoritët Kreshniku dhe Fatih nuk lejuan befasi ku fituan me rezultat 3 me 0. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Blend Hajdari/Dardan Imami kundër Petrit Drenica/Altin Muli të cilët poashtu patën paraqitje të mirë por u mposhtën me rezultat 3 me 1. Në finale Blend Hajdari dhe Dardan Imami befasuan prirësit e ranglistës Kreshnik Mahmutin dhe Fatih Karabaxhakun duke i mposhtur me rezultat 3 me 1 dhe kështu për tu shpallur kampion të kësaj kategorie.

Në kategorinë çifte femrat në gjysmëfinalen e parë u takuan Alma Mehmeti/Lenë Osmani dhe Ariola Hajdari/Taibe Ruli ku Alma dhe Lena fituan me lehtësi sikurse në gjysmëfinalen e dytë ku shënuan fitore Jerina Rexhepi/Shega Hashani kundër Bjondina Hasanit dhe Loresa Imerit. Në finale Alma Mehmeti dhe Lenë Osmani fituan me rezultat 3 me 0 për fituar titullin kampion të kësaj kategorie.

Të dielën kampionati vazhdoi me skeletin kryesor dhe kategorinë çifte të përziera (mix) ku në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti/Linda Zeqiri të cilën fituan 3 me 0 kundër Jeton Azizi/Lenë Osmani kurse në gjysmëfinalen tjetër Fatih Karabaxhaku/Taibe Ruli poashtu fituan me rezultat 3 me 0 ndaj Blend Hajdari/Alma Mehmeti për të vazhduar në finale dhe për t’i mposhtur favoritët e kësaj kategorie Kreshnik Mahmuti/Linda Zeqiri me rezultat të ngushtë 3 me 2.

Në garat individuale në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Blend Hajdari ku Kreshniku shënoi fitore bindëse 4 me 0 e poashtu në gjysmëfinalen tjeter Fatih Karabaxhaku fitoi me rezultat të pastër 4 me zero ndaj Milot Makollit. Në finale u zhvillua ndeshje e nivelit të lartë ku të dy lojtarët treguan kualitetin e tyre dhe u dësht të zhvillohen 7 seta për t’u përcaktuar fituesi i cili ishte Kreshnik Mahmuti që fitoi 4 me 3 dhe kështu për tu shpallur kampion i turneut më të rëndësishëm të vitit.

Në kategorinë e femrave në gjysëfinalen e parë Linda Zeqiri fitoi 4 me 2 ndaj Alma Mehmetit dhe në gjysmëfinalen tjeter Shega Hashani fitoi bindshëm ndaj Loresa Imerit me rezultat 4 me 0. Në finale favorite ishte Linda Zeqiri por që Shega Hashani pati një paraqitje shumë të mirë dhe në momentë të caktuara ishte më e përqendruar dhe në fund arriti të fitoj me rezultat të ngushtë 4 me 3 për tu shpallur kampione e këtij kampionati.

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5174079472655021/5174023825993919

 

REZULTATET

Meshkujt

1.Kreshnik Mahmuti

2.Fatih Karabaxhaku

3.Milot Makolli

3.Blend Hajdari

Femrat

1.Shega Hashani

2.Linda Zeqiri

3.Loresa Imeri

3.Alma Mehmeti

Çifte Meshkujt

1.Blend Hajdari/Dardan Imami

2.Kreshnik Mahmuti/Fatih Karabaxhaku

3.Argjend Ferati/Tomor Gjaka

3.Petrit Drenica/Altin Muli

Çifte Femrat

1.Alma Mehmeti/Lenë Osmani

2.Jerina Rexhepi/Shega Hashani

3.Ajola Hajdari/Taibe Ruli

3.Bjondina Hasani/Loresa Imeri

Çifte të përziera (mix)

1.Fatih Karabaxhaku/Taibe Ruli

2.Kreshnik Mahmuti/Linda Zeqiri

3.Jeton Azizi/Lenë Osmani

3.Blend Hajdari/Alma Mehmeti.