STAG

Kreshniku dhe Fatihu kampion të Çifteve Meshkuj, ndërsa Alma dhe Lena kampione të Çifteve Femra në Kampionatin Individual Kosovë - Shqipëri

Me datë 19 nëntor, në shkollën ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, u organizua dita e dytë e kampionatit individual mbarëkombëtar (Kosovë – Shqipëri).

Garat sot filluan me xhirot e fundit në fazën e grupeve që kishin mbetur pa u përfunduar nga një ditë më parë. U zhvilluan shumë ndeshje interesante dhe me mjaft emocione. Nga grupet në skeletin kryesor u kualifikuan 16 lojtarë që në grupe u rënditën në dy pozitat e para.
pas përfundimit të grupeve, filluan garat në kategorinë e çifteve te meshkujve dhe te çifteve te femrave

Në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku kundër Jonuz Tufa dhe Kejdi Kalaja, ku u zhvillua një ndeshje shumë interesante dhe me plotë poena interesant, mirëpo në fund ndeshjen e fituan Kreshniku dhe Fatihu me rezultat 3:0, dhe kështu vazhduan në finale.


Në gjysmëfinalen e dytë gjithashtu u zhvillua një ndeshje shumë e mirë, aty u takuan Ylli Maloku dhe Blend Hajdari kundër Dritan Laska dhe Aron Koni. Ndeshjen me rezultat 3:1 e fituan Dritani dhe Aroni, për të avansuar në finale, ku do të takoheshin me fituesit e gjysmëfinales së parë.
Në finale Aroni dhe Dritani ishin duke udhëhequr me rezultat 2:0, mirëpo Fatihu dhe Kreshniku menaxhuan të kthejnë rezultatin për ta fituar ndeshjen me rezultat 3:2, dhe për tu shpallur kampion të kategorisë së çifteve për meshkuj.

Në anën tjetër në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan Alma Mehmeti dhe Lenë Osmani kundër Liridona Rexhaj dhe Elionela Hasani. U zhvillua një ndeshje shumë interesante mirëpo në fund fituase dolën Alma dhe Lena me rezultat 3:0, dhe kështu u kualifikuan në finale.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale u takuan Shega Hashani dhe Leoresa Imeri kundër Samanda Agolli dhe Emirjeta Isufi. Shega dhe Leoresa luajtën lojë mjaft të mirë, por kjo nuk mjaftonte për të mboshtur dyshen nga Shqipëria, të cilat pas katër seteve e fituan ndeshjen me rezultat 3:1 dhe u kualifikuan në finale.

Në finale, Samanda Agolli dhe Emirjeta u ndeshën me dyshen Alma Mehmeti dhe Lenë Osmani në një ndeshje shumë interesante dhe me shumë emocione të ndryshme. Lojën e parë e fituan Samanda dhe Emirjeta, ndërsa të dytën Alma dhe Lena për të barazuar rezultatin në 1:1. Udhëheqjen e morën Samanda dhe Emirjeta ndërsa pas një loje triller me rezultat 21:19, ndeshjen në 2:2 e barazuan Alma dhe Lena. Ato vazhduan me fitore edhe lojën tjetër për ta fituar ndeshjen me rezultat 3:2 dhe për tu shpallur kampione të kategorisë çifte për femra.