STAG

Sot fillon WTT Youth Contender Prishtina 2026

Sot fillon një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të pingpongut, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Duke filluar nga ora 09:00, nga data 22 deri më 25 maj do të mbahet WTT Youth Contender Prishtina, ku talentet më të mira të reja të pingpongut nga shumë shtete të botës do të garojnë dhe do të sjellin emocione të jashtëzakonshme sportive.

Ndërkaq, nga data 27 deri më 31 maj vazhdon aktiviteti me WTT Feeder Prishtina, duke sjellë nivel edhe më të lartë garash dhe spektakël të vërtetë në pingpongun ndërkombëtar.

Ju ftojmë të na bashkoheni dhe të përjetoni nga afër emocionet e këtij eventi madhor sportiv.

Ju mirëpresim në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Me respekt,
FPPK