Me përballje të forta dhe atmosferë sportive të jashtëzakonshme është përmbyllur dita e parë (Dita 1) e garave botërore WTT Youth Contender Prishtina 2026, e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Gjatë ditës së sotme u zhvilluan ndeshje në kategoritë U13 dhe U17 për vajza dhe djem, ku sportistë nga vende të ndryshme të botës dhuruan duele interesante dhe nivel të lartë gare. Programi i ditës nisi me ndeshjet e grupeve në kategorinë U17 Boys Singles dhe vazhdoi gjatë gjithë ditës me përballje në U17 Girls Singles, U13 Boys Singles dhe U13 Girls Singles, deri në fazat eliminuese të mbrëmjes.
Paraqitje shumë pozitive shënuan edhe përfaqësuesit e Kosovës:
• Denat Makolli përfundoi i pari në Group 5 të kategorisë U13 Boys Singles, me dy fitore në fazën e grupeve.
• Erina Vranovci renditet e dyta në Group 3 të kategorisë U13 Girls Singles.
• Muhamed Mudut përfundoi i dyti në Group 2 të kategorisë U17 Boys Singles.
• Amanet Sejdiu u rendit i dyti në Group 3 të kategorisë U17 Boys Singles.
Ndeshjet vazhdojnë nesër me fazën e 1/16-së, ku Denat Makolli dhe Erina Vranovci do të zbresin në tavolinë nga ora 15:15, gjithashtu edhe Imran Duraki dhe Det Konushevci do të zhvillojnë ndeshjet e tyre nga ora 15:15.
Ftojmë të gjithë dashamirët e pingpongut të jenë pjesë e atmosferës dhe të mbështesin sportistët tanë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve!
Me respekt,
FPPK
