Federata e pingpongut sot përmbylli aktivitetet e vitit 2017 me ceremoninë e Laureatve për këtë vit, që u organizua në Hotel Sirius. Përveç sportistëve, bashkëpunëtorëve, mediave e sponsorëve, ishte e pranishme edhe zëvendës ambasadorja e Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Kosove, znj. Colleen Hyland.
Kryetari i FPPK-së z. Nehat Çitaku mbajti një fjalim rasti duke i njoftuar të pranishmit shkurtimisht me aktivitetet e FPPK-së gjatë vitit 2017, e po ashtu edhe znj. Colleen Hyland, i përshëndeti të pranishmit duke theksuar se shpërblimi i më të mirëve është një satisfakcion për më të mirët.
Komisioni i më të mirëve kishte përgaditur një raport të që ishte aprovuar nga Bordi i FPPK-së ku ishin paraparë të shpërbleheshin edhe kontribuuesit e ndryshëm si: Departamenti i sportit nga MKRS-ja, Kompania Vlera, Kompania Meridian, ish Selektori Besart Domaniku, Mentor Beranin nga Kosova Info, etj, për të vazhduar pastaj me shpërblimet për:
Ekipi më i mirë i vitit në konkurrencën e Juniorëve: Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren (Blendi Hajdari, Donart Berisha, Fati Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti)
Ekipi më i mirë i vitit në konkurrencën Senior -Femrat: Kpp “Drita” Gjilan (Alma Mehmeti, Hanife Zeqiri, Linda Zeqiri)
Ekipi më i mirë i vitit në konkurrencën e Senior -Meshkujt: Kpp “Prishtina” Prishtinë (Baton Çitaku, Besart Domaniku, Yll Presreshi, Petrit Dragidella)
Klubi më i suksesshëm i vitit: Kpp “Prishtina” Prishtinë
Punëtori sportiv i vitit: Fadil Luta – Sekretar i FPPK-se
Gjyqtari më i mirë vendor: Bashkim Gashi, Gjyqtar i FPPK-së
Gjyqtari më i mirë ndërkombëtar: Jeton Beqiri, Gjyqtar Ndërkombëta
Trajneri më i mirë: Rifat Rifati, Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren
Minikadetja më e mirë: Shega Hashani, anëtare e Kpp “Ahmet Hoxha”, Ferizaj
Minikadeti më i mirë: Blendi Hajdari anëtar i Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren
Kadetja më e mirë: Alma Mehameti, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan
Kadeti më i mirë: Fatih Karabaxhaku anëtar i Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren
Juniorja më e mirë e vitit: Alma Mehameti, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan
Juniori më i mirë i vitit: Kreshnik Mahmuti, anëtar i Kpp “Lidhja e Prizrenit(J)”, Prizren
U21 më e mirë e vitit: Alma Mehameti, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan
U21 më i mirë i vitit: Kreshnik Mahmuti, anëtar i Kpp “Lidhja e Prizrenit”, Prizren
Pingpongistja më e mirë e vitit: Linda Zeqiri, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan
Pingpongisti më i mirë i vitit: Rrahman Ademaj,, anëtar i Kpp“Elting Kosova”, Prishtinë