Me 10 prill në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj u zhvilluan ndeshjet e radhës në kategorinë e juniorëve, si çdohere duke respektuar masat anticovid. Juniorët zhvilluan dy xhirot e fundit për sezonin pranveror, ku favoritët nuk lejuan befasi.
Juniorët nga Prizreni fituan të gjitha, 11 ndeshjet, për të mbrojtur titullin e kampionit edhe këtë vitë.
Ndërsa tek junioret në pilot projektin e filluar këtë vitë, vajzat e klubit Ahmet Hoxha Femrat fituan po ashtu të gjitha ndeshjet për tu shpallur kampion pranveror për herë të parë në këtë ligë.