Lidhja e Prizrenit dhe Drita F vazhdojnë të dominojnë në Superligën e Kosovës
Dje, më datë 17 shtator, nga ora 10:00, janë zhvilluar ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në dy vende të ndryshme.
Në hapësirën e shkollës "Fadil Hisari", janë zhvilluar ndeshjet e xhirove 10-11 në kategorinë e meshkujve, ku edhe pas 11 ndeshjeve, "Lidhja e Prizrenit" mbetet e pamposhtur.
Derbi i kësaj jave, ashtu siç ishte parashikuar, ishte ndeshja mes dy klubeve të kryeqytetit, "Prishtina" dhe "Priping". Dy ekipet u përballën me shumë emocione, por rezultati përfundimtar ishte në favor të klubit "Prishtina" me rezultatin 4-1.
Ndër ndeshjet tjera interesante ishte ajo mes "Lidhja e Prizrenit" dhe "Prishtina", e cila përfundoi me rezultatin 4-2 në favor të klubit nga qyteti i Prizrenit.
Në shkollën "Tefik Çanga" në Ferizaj, u organizuan ndeshjet e xhirove 10-11 në kategorinë e femrave.
Klubi "Drita F" ka vazhduar serinë e fitoreve, pasi edhe këtë javë ka shënuar dy fitore të bindshme. Vajzat nga Gjilani përfunduan ndeshjet me rezultat 4-1 kundër "Lidhja e Prizrenit" dhe "Ahmet Hoxha MK".
"Lidhja e Prizrenit’’ kanë befasuar klubin nga Ferizaj, "Ahmet Hoxha F". Loja u zgjat deri në ndeshjen përcaktuese, të cilën e fitoi klubi nga Prizreni, me rezultatin përfundimtar 4-3.