STAG

Lidhja e Prizrenit dhe Drita kampion pranveror të superligës në pingpong

 Në ShMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvilluan xhirot e fundit të ligave U15, U19 dhe Superligës për të dy gjinitë.

Sot, 7 maj, u organizuan xhirot e fundit të sezonit pranveror në superligë, siç është pritur kishte shumë ndeshje të forta për të gjitha pozita edhe për të parin e ligës, por kampionat në fuqi në të dy gjinitë nuk lejuan befasi.

Meshkujt i filluan ndeshjet nga ora 10, me derbin e javës ndërmjet Lidhjes së Prizrenit dhe Pripingut, që përfundoj me rezultat 4:1 në të mirë të prizrenasve, shkëlqeu Kreshnik Mahmuti i cili mposhti me 3:0 anglezin Noham Asgedom.

 Tek femrat Drita F ishte edhe më vendimtare në fitore ndaj Ahmet Hoxha F, duke fituar me 4:0, madje përveç tek ndeshja në çifte, lejuan vetëm një set për lojtaret e Ahmet Hoxha F.

Edhe në kategoritë U15 dhe U19, u zhvilluan xhirot e fundit për të përcaktuar kampionet pranveror që sipas kategorive janë si në vijim:

U15F – Ahmet Hoxha MK

U15M-A- Lidhja e Prizrenit

U15M-B- Vushtrria

U19F – Ahmet Hoxha F

U19M – Lidhja e Prizrenit