STAG

Lidhja e Prizrenit dhe Drita kampionë pranveror të Superligës

Me 25 prill në Ferizaj u organizuan garat e fundit ekipore për superligën e femrave dhe të meshkujve, si dhe në ligën e parë të meshkujve A dhe B.

Lidhja e Prizrenit edhe këtë javë e pamposhtur, ajo në ndeshjen e fundit të këtij sezoni u përball me Prishtinën, nga të cilët humbën vetëm një ndeshje, e kështu edhe sivjet shpallen kampion pranveror.

Derbi ndërmjet KVPP Prizreni dhe Ahmet Hoxha përfundoi me rezultat të ngushtë 3:2, për Prizrenasit, ndërsa në ndeshjen ndërmjet dy ekipeve nga Prishtina, Pripingu befasoi Elting Dardaninë duke fituar me 3:1.

Në Supërligën e femrave Drita javën e kaluar ka fituar me rezultat bindës 3:0 ndaj Ahmet Hoxhes, e kështu edhe shpallet kampione e superligës, ndërsa për vendin e tretë ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë, është shtyrë.

Në Ligën e parë A Sharri fiton derbin ndaj Hasan Prishtinsë me 3:2, ndërsa Gani Maloku me rezultat zyrtar ndaj Shqiponjave të zeza. Në sajë të ndeshjeve të ndërsjella Sharri kryeson ligën e parë A.

Në ligën e parë B, Llapusha fitoi ndaj Ahmet Hoxha MK me 3:1, ndërsa Shkolla Prizreni ndaj Dukadhinit me 3:0, në sajë të ndeshjeve të ndërsjella Llapusha kryeson ligën e parë B.


Aktivitetet e ardhshme

Për hir të festës së punëtorëve Bordi i FPPK-së ka vendosur që aktivitetet e parapara për fundjavë të shtyhen për një javë, andaj aktiviteti i radhë është turneu i Seniorve me 8 maj në Pejë, e pastaj me 9 maj kupa e Kosovës për Junior.