STAG

Lidhja e Prizrenit kampion i trefisht ekipor për vitin 2019

 

Përfundoi edicioni ekipore për vitin 2019 edhe në 4 ligat tjera të FPPK-së, fillimish të enjtën Lidhja e Prizrenit u shall kampion për pilot projektin e ligës U21, ku fatkeqsisht kundërshtari i tyre Prishtina, nuk u paraqite fare për ndeshje, kështu që ata me fitore ndaj klubit të Sharrit vërtetuan titullin e kampionit të ligës së parë për U21.

 

Kpp Ahmet Hoxha MK kampion i ligës së parë.

Të shtunën në ferizaj u zhvilluan xhirot e fundit të ligës së parë për vitin 2019, klubi Ahmet Hoxha që më herët kishte siguruar vendin në superligë këtë javë e vërtetoj duke shënuar edhe dy fitore të radhës. Ndërsa ndeshja derbi ndërmje Lirisë dhe Shkollës u mbyll 4:1 për Lirinë e kështu ata së bashku me klubin Ahmet Hoxha MK vitin e ardhshëm do të garojnë në superligën e Kosovës.

 

Kpp Drita kampione e superligës së femrave

Dje dhe sot u zhvilluan xhirot e fundit të superligës së femrave, ku klubi gjilanas pas një ndeshje të barabartë triumfoi ndaj Prishtinës me rezultat të ngushtë 3:2, e kështu mbrojti titullin nga viti i kaluar.

 

Lidhja e Prizrenit kampion e superligës së meshkujve

Sot u zhvillua xhiroja e fundit e superligës, siç është pritur ndeshja derbi ishte ajo ndërmjet Elting Dardanisë dhe Lidhjes së Prizrenit, Eltingu e fitoi ndeshjen me 4:2, por Lidhje e Prizrenit e mbrojti titullin e kampionit të superligës, e po ashtu i fitoj tri tituj të kampionit për këtë vit, e kjo fal punës që bëhet në këtë klub dhe lojtarëve që konsiderohen si gjenerata e artë nga Prizreni.

Në ndeshjet tjera, Sharri fitoi ndaj Prishtinës, e Vushtrria humbi nga Prizreni, kështu që nga superliga do të largohen Vushtrria dhe Vitia, e vitin e ardhshëm në superligë do të kemi 4 klube nga Prizreni, 2 nga Prishtina dhe 2 nga Ferizaj.