STAG

Lidhja e Prizrenit (M) dhe Teuta (F) kampion të ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin vjeshtor 21/22

Dje dhe sot (11 dhe 12 dhjetor) në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj u organizua Liga e përbashkët e pingpongut Kosovë-Shqipëri, ku morën pjesë 15 klube, 8 nga Kosova dhe 7 nga Shqipëria. Në atmosferë vëllazërore u organizuan garat e sezonit vjeshtor 21/22 të ligës së përbashkët pas një ceremonie të hapjes ku u intonuan të dy himnet Shtetrore, të pranishmit i përshëndetën, sekretari i përgjithshëm i FPPSH, Tonin Binoshaj dhe Kryetari i FPPK-së Jeton Beqiraj me fjalim rasti duke premtuar se përveç këtij organizimi do të kemi edhe aktivitete të tjera përbashkëta siç parashihet edhe në marrëveshjen e bashkëpunimit. Sipas dakordimit ndërmjet të dy federatave ndeshjet ndërmjet klubeve nga shteti i njejtë janë bartuar nga kampionati vendor, andaj nga 7 xhirot e parapara janë zhvilluar vetëm 4 xhirot e mbetura, 2 xhiro me 11 dhjetor dhe 2 xhirot e fundit me 12 dhjetor. Në kategorinë e meshkujve dominuan klubet nga Kosova, duke zënë 4 vendet e para, e Lidhja e Prizrenit u shpall kampion i sezonit vjeshtor.Në Kategorinë e femrave ndeshjet ishin më të niveluara, klubi nga Durrësi zuri vendin e parë me asnjë humbje ndërsa Drita dhe Ahmet Hoxha vendin e dytë dhe të tretë.

Fotohttps://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.4815293838533588/4815283448534627/


Rezultatet dhe tabelat :

Sezoni pranveror është paraparë të zhvillohet në Shqipëri.