Me 8 maj SHF Lidhja e Prizrenit në Pejë, nga ora 10:00 deri në 18:00, FPPK në bashkëpunim me OVL e UÇK-se Pejë dhe kpp Maestro dhe Kpp Peja organizuan për herë të parë turneun e seniorve Gazmend Berisha – Kalega. Turneu ishte mjaft masovik me rreth 100 sportiste pjesëmarrës nga shumica e klubeve kosovare të pingpongut të cilët garuan me sistem eliminimi, duke i respektuar edhe masat anticovid.
Pas ceremonisë së hapjes, filluan garat në kategorinë e femrave, më që rast ishin paraqitur rreth 30 pjesëmarrëse, e ndër to më e mira edhe një here doli Linda Zeqiri, ajo në gjysmë finalen e parë triumfoi ndaj motrës Hanife Zeqiri me 3:1, për tu takuar në finale me Shega Hashani nga Ferizaj, e cila në gjysmëfinalen e dytë fitoi ndaj Alma Mehmetit po ashtu me 3:1.
Në finale Linda ishe më e koncentruar dhe fitoi me 3:1 ndaj Shegës e cila tregoj lojë mjaft të mirë.
Nga ora 12 e 30 filluan garat në kategorinë e meshkujve me mbi 80 lojtarë të paraqitur. Pas shumë ndeshjeve interesante në gjysmë finale kaluan Kreshnik Mahmuti, Christofer David Doran, Eroll Boshnjaku dhe Fatih Karabaxhaku.
Ndeshja e parë gjysmë finale ndërmjet Kreshnik Mahmutit dhe Christofer David Doran ishte mjaft e baraspeshuar, mirëpo përforcimi i Kpp Priping me përvojën e tij nuk lejoj befasi duke fituar me 3:0 e kështu i shkaktoi humbjen e parë në turnetë individuale për këtë vit Kreshnik Mahmutit. Në gjysmë finalen tjetër Fatih Karabaxhaku fitoi ndaj Eroll Boshnjakut me 3:0.
Në finale Christoferi dhe Fatihu demostruan lojë të mirë për pjesëmarrësit, në fund triumfoi Christoferi me 3:0 e kështu fitoi edhe titullin e parë në Kosovë.
Më të mirët u shpërblyen me mirënjohje, medalje e kupa sipas plasmaneve finale:
Femrat :
1. Linda Zeqiri
2. Shega Hashani
3. Alma Mehmeti
3. Hanife Zeqiri
Meshkujt :
1. Christofer David Doran
2. Fatih Karabaxhak
3. Kreshnik Mahmuti
3. Eroll Boshnjaku