STAG

LOJTARËT KOSOVARË GATI PËR SFIDËN E TYRE NË KAMPIONATIN EVROPIAN PËR TË RINJ.

Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në dy kategori në kampionatin evropian për të rinj që do të organizohet në Gliwice të Polonisë nga data 13 deri me 23 korrik, atë të U15 dhe U19.

Në kategorinë U19 femra, Kosova do të përfaqësohet nga lojtarët Shega Hashani, Lenë Osmani, dhe Leoresa Imeri, me trajnerin Ridvan Hashani. Ato ndeshen me ekipet nga grupi J si Luksemburgu, Izraeli dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ndërsa në kategorinë U15 femra, përfaqësuesja e Kosovës do të ketë lojtarët Taibe Ruli, Ajola Behluli dhe Maxhire Sojeva, të udhëhequr nga trajneri Besim Hajdari. Ato do të garojnë në grupin E kundër, Italisë, Zvicrës, Malit të Zi dhe Norvegjisë.

Në anën e skuadrave të meshkujve, Kosova do të përfaqësohet në kategorinë U19 nga Blend Hajdari, Adriatik Maloku dhe Erjon Reka, me trajnerin Fatih Karabaxhaku. Ata në grupin I kanë ekipe të mëdha si, Austrinë, Finlandën dhe Islandën. Në kategorinë U15 meshkuj, përfaqësuesja e Kosovës ka lojtarët Art Karabaxhaku, Amant Sejdiu dhe Akil Mahmuti, të udhëhequr nga trajneri Eroll Karabaxhaku. Ata do të garojnë në grupin I kundër Moldavisë, Greqisë dhe Azerbajxhanit.

Përveç garave ekipore, lojtarët tanë do të garojnë edhe në gara individuale, çifte(double) dhe Çifte të përziera(Mix).

Përfaqësuesit tanë janë të vendosur të japin maksimumin e tyre në këtë kampionat dhe të paraqitet me krenari për të përfaqësuar Kosovën. Me talentin dhe përkushtimin e lojtarëve, si dhe ekspertizën e trajnerëve të tyre, ata shpresojnë të bëjnë një ndikim pozitiv dhe të japin performanca të shkëlqyera në garat ekipore dhe individuale.

Për më shumë informacione klikoni ne linkun më poshtë:

https://www.ettu.org/.../european.../draws--amp--results/