STAG

Mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës së FPPK-së dhe shpallja e Laureatëve për vitin 2021

Sot, 26/02/2021, në Hotel Magra Austria në Bërnicë, Federata e pingpongut mbajti kuvendin e rregullt të punës në të cilin të pranishëm ishin shumica e përfaqësueseve të klubeve të pingpongut të Kosovës, e poashtu i pranishëm ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës z. Ismet Krasniqi. Kuvendi u zhvilluar në fryme demokratike dhe bashkëpunimi në të cilin u diskutuan shumë çështje të rëndësishme dhe u morën vendime të rëndësishme.

Ne Kuvend u miratuan te gjitha raportet vjetore te FPPK për vitin 2021 si dhe u aprovua draft buxheti për vitin 2022 që shënon një rekord të planifikimit të të hyrave dhe një mori aktivitetesh strategjike duke planifikuar një buxhet zhvillimor pasi një shume e konsiderueshme me mbi 50% e buxhetit është e ndare për fondin zhvillimor elitar dhe atë te pjesëmarrjes në gara e kampe zhvillimore profesionale ndërkombëtare duke mundësuar avancimin dhe zhvillimin e pingpongut elitar.Këtij programi zhvillimor do t’i paraprijnë edhe tri projekte zhvillimore të miratuara tanimë nga ETTU dhe ITTF.

U miratua edhe raporti i regjistrimit të klubeve dhe anëtarëve të saja për vitin 2022 duke theksuar dhe konfirmuar ngritje të mëtejme të klubeve të reja dhe rritje të numrit të sportisteve, me ç’rast u duartrokiten nga delegatet regjistrimi i tri klubeve të reja nga dy qytete të ndryshme ne te cilat në të kaluarën nuk ka qene i zhvilluar sporti ynë me ç’rast u konstatua se vetëm gjate dy viteve te fundit numri i klubeve dhe sportisteve të pingpongut është rritur mbi 35%.

Laureatët

Pas mbledhjes se Kuvendit u mbajt edhe ceremonia e shpalljes se laureatëve për vitin 2021. Fillimisht u shpërndanë certifikatat për trajnerët dhe gjyqtarët e rinj të fppk-së. Duke u bazuar në te arriturat dhe rezultatet që kane shënuar lojtaret, trajnerët, gjyqtaret et,. komisioni i zgjedhur nga Bordi i Federatës së Pingpongut të Kosovës në përbërje: Qamil Vishaj (kryesues), Blerina Boshnjaku (anëtare) dhe Fadil Luta (anëtarë) bene përzgjedhjen e më të mirëve duke e përfillur rregulloren e përzgjedhjes së më të mirëve në kategoritë ekipore dhe ato individuale.  

FPPK për vitin 2021 zgjodhi laureatët:

Mirënjohje të veçantë:

1. Departamenti i sportit - nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport

2. KOK - për bashkëpunimin e vazhdueshëm

3. ITTF Fondation – Gratitude to ITTF Foundation for continous support!

4. ETTU - Gratitude to ETTU for Development Assistance!

5. FPPSH - për realizimin e ligës së përbashkët

6. Stag - sponzor gjeneral i pajisjeve të FPPK-së.

7. MELITA & partners – sponsor i QuickBooks

8. Vlera Sport - përkrahës i FPPK-së

9. Galeria Shoping Mall në Prizren – z. Lindmir Berisha

10. Drejtorit të shkollës ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, - z. Basri Hasani

11. Drejtorit të shkollës ‘8 Marsi’ në Pejë - z. Turhan Bajraktari

12. Drejtorit të shkollës ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren - z. Sedat Shkurti

13. Drejtorit të financave KK Pejë – z. Jeton Abazaj

14. Kpp Priping - për promovim të pingpongut në Prishtinë

15. Post-Mortum - mirënjohje për familjen Izet Korollaku

16. Post-Mortum - mirënjohje për familjen Hamëz Kastrati

17. Kosovainfo - mirënjohje për pasqyrim të aktiviteteve të fppk-së gjatë vitit 2021

  1. Ekipi më i mirë i vitit për Junior:

Kampion i ligës së juniorëve (M),të Kosovës dhe Kupës së Kosovës.

Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren (Blend Hajdari, Blend Kiseri, Eren Kaqaniku,  Fati Karabaxhaku, Ron Kolloni dhe Shaban Peza)

 

  1. Ekipi më i mirë i vitit për Juniore:

Kampion i ligës së juniorëve (F), të Kosovës dhe Kupës së Kosovës.

Kpp “Ahmet Hoxha” Ferizaj (Jerina Rexhepi, Jona Hashani, Shega Hashani, Era Beqiri, Sara Hoxha)

 

  1. Ekipi më i mirë i vitit për Senior -Femra:

Kampion i superligës së Kosovës dhe Kupës së Kosovës

Kpp “Drita” Gjilan (Alma Mehmeti, Egzona Zeqiri, Hanife Zeqiri dhe Linda Zeqiri)

 

  1. Ekipi më i mirë i vitit nëpër Senior -Meshkuj:

Kampion i superligës së Kosovës, finalist i Kupës së Kosovës

Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren (Blend Hajdari, Blend Kiseri, Fati Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti).

 

  1. Klubi më i suksesshëm i vitit

Klubi që ka arritur rezultatet me të mira, në total me të gjitha kategoritë garuese, si në garat ekipore ashtu edhe në garat individuale.

Në garat ekipore:

1) Senior meshkuj: vendi i parë në superligën dhe Kupën e Kosovës

2) Senior meshkuj: vendi i parë në Kupën e Kosovës,

3) Junior: vendi i parë në Kampionatin e Kosovës

4) Junior: vendi i parë në Kupën e Kosovës;.

5) Individuale: vendi i parë në minikadete (F),

6) Individuale: vendi i parë në Junior(M),

7) Individuale: tre vendet e para në U21 (M)

8) Individuale: tre vendet e para Senior (M)

 

      Kpp ‘Lidhja e Prizrenit”-Prizren

 

  1. Punëtori sportiv i vitit:

Kontribut shumë vjeçar në sensibilizimin e sportit, organizimin e garave kampionale në shumë kategori si dhe në promovimin e pingpongut.

Ridvan Hashani -  anëtar i bordit.

 

  1. Gjyqtari i vitit :

Gjyqtar i vitit, që u spikat për profesionalizëm të lartë gjatë ndarjes së drejtësisë në shumicën e garave vendore.

Adem Berisha, Gjyqtar

 

  1. Trajneri më i mirë:

Për kontributin e vazhdueshëm në ngritjen e pingpongut në Kosovë, për arritjet me të gjitha kategoritë garuese, si në garat ekipore (kampion në Superligë, dhe ligën e juniorëve, ashtu edhe Fitues i kupës së Kosovës me Senior dhe Junior, poashtu edhe në ato individuale (Kampionin e ranglistës së seniorëve, Kampion dhe nënkampion i ranglistës së U21-ve, kampion dhe nen kampionin e ranglistës Juniorve, gjithashtu kampione edhe me ranglistën e minikadeteve femra).

Rifat Rifati, Kpp “Lidhja e Prizrenit”, Prizren

 

  1. Minikadetja më e mirë:

Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për minikadete,

Taibe Ruli, anëtare e  Kpp “Lidhja e prizrenit”, Prizren

 

  1. Minikadeti më i mirë:

Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për minikadet,

Elton Shemsiu  anëtar i Kpp “Gani Maloku”, Ferizaj

 

  1. Kadetja më e mirë:,

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për kadete,

Reprezentuese e Kosovës dhe pjesëmarrëse në

  • Në garat Ballkanike në Albena-Bullgari

     Lenë Osmani, anëtare  e  Kpp “Matkos Pharm Dardania”, Prishtinë

 

  1. Kadeti më i mirë:

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për kadet,

Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrëse në

  • Garat Ballkanike në Albena të Bullgaris

Adriatik Maloku  anëtar i Kpp “Gani Maloku” Ferizaj

 

  1. Juniorja më e mirë e vitit:

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për juniore,

Reprezentuese e Kosovës dhe pjesëmarrëse në

  • Në garat Ballkanike në Albena-Bullgari

Shega Hashani, anëtare e Kpp “Ahmet Hoxha”, Ferizaj

 

  1. Juniori më i mirë i vitit:

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për Junior,

Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrëse në

  • Garat Ballkanike në Albena të Bullgaris me 9 fitore

Fatih Karabaxhaku  anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren

 

  1. U21 më e mirë e vitit:

Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për U21

Alma Mehmeti, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan

 

  1. U21 më i mirë i vitit:

Nr 3 në ranglistën e Kosovës për U21,

Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrëse në

  • Kampionatin individual Europian për U2, me 2 fitore

Fatih Karabaxhaku  anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren

 

  1. Seniorja më e mirë e vitit:

Nr.1 në Ranglistën e Kosovës për seniore

Reprezentuese e Kosovës dhe pjesëmarrëse në :

  • Kampionatin Evropian në Poloni

Linda Zeqiri, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan

 

  1. Seniori më i mirë i vitit:

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për Senior,

Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrës në

  • Kampionatin Evropian në Poloni

Kreshnik Mahmuti  anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren

Aktivitetet e ardhshme

Në javën e ardhshme janë paraparë dy aktivitete:

  1. Kampionati individual për U21
  2. Kampionati ekipore – Superliga e Kosovës për meshkuj dhe femra

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5095047870558182/5094923110570658