STAG

Mbahet Xhiro e Gjashtë në Superligën e Meshkujve

 shtunën, do të zhvillohet java e gjashtë e Superligës së meshkujve.

Kjo javë do të sjellë përballje interesante në kryeqytet, ku Pripingu do të ndeshet me Lidhjen e Prizrenit, ndërsa Dardania do të sfidojë Lirinë. Ekipet nga Prishtina, në rast fitoreje, do të mund të ruajnë ritmin me ekipet kryesuese, ndërsa Lidhja e Prizrenit dhe Liria do të synojnë ta forcojnë pozicionin e tyre në krye të tabelës.

Ndërkohë, Prishtina dhe Shkolla Prizreni do të udhëtojnë në Vushtrri për të sfiduar Vushtrrinë dhe Hasan Prishtinën. Të dy ekipet shpresojnë në fitore për t’u larguar nga fundi i renditjes, aty ku aktualisht ndodhen ekipet vushtrriase.