STAG

Me 5 tetor do të mbahet Turneu per TOP Kadet 2019

Për shkak të zgjedhjeve parlamentare që janë caktuar me 6 tetor si dhe ITTF Junior and Cadet turneun 8-12 tetor, do të bëjmë pak ndryshime në garat e parapara për këtë fundjavë, kështu që TOP turneu për Minikadet do të shtyhet për 12 tetor, ndërsa TOP turneu për kadet do të zhvendoset për 5 tetor. 

Andaj me 5 tetor në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00 do të zhvillohet TOP turneu për Kadet (M dhe F) me te mirë të Kosovës për vitin 2019

Garat do të zhvillohen secili me secilin në 4 tavolina. Shorti do të hidhet nga komisioni i garave