STAG

NAIM AZEMI PJESË E WTT STAR CONTENDER MUSCAT 2026!

NAIM AZEMI PJESË E WTT STAR CONTENDER MUSCAT 2026!

Federata e Pingpongut e Kosovës njofton me krenari se gjyqtari ynë ndërkombëtar, Naim Azemi, do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në turneun prestigjioz WTT Star Contender Muscat 2026, që mbahet nga 16 deri më 21 nëntor në Oman.

Në këtë turne marrin pjesë mbi 200 sportistë nga 37 shtete, me një fond shpërblyes prej 300,000 dollarësh.

👏 Naimit i urojmë shumë suksese dhe përfaqësim dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare!

Krenarë me përfaqësimin tonë!