Sot fillon dita e tretë e WTT Feeder Prishtina 2026, e cila pritet të sjellë ndeshje interesante, emocione dhe përballje të forta në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen ndeshjet në kategorinë Mixed Doubles, ku sportistë nga vende të ndryshme do të garojnë për vazhdimin e garës në fazat e ardhshme të turneut. Njëkohësisht, sot nis edhe skeleti kryesor i garës në kategoritë individuale, ku priten duele shumë të forta dhe ndeshje të nivelit të lartë.
Gjithashtu, priten paraqitje edhe nga lojtarët e Kosovës, të cilët do të kërkojnë rezultate sa më të mira përballë konkurrentëve ndërkombëtarë.
Pas dueleve intensive të ditëve të kaluara, edhe sot pritet nivel i lartë i pingpongut dhe ndeshje me shumë rivalitet.
Ju ftojmë të ndiqni nga afër vazhdimin e WTT Feeder Prishtina 2026.
Me respekt,
FPPK
