STAG

NË TURNEUN FLAKADANI I KARADAKUT TRIUMFOJNË FATIH KARABAXHAKU HANIFE ZEQIRI

 

Viti, 23.03.2019

SOT, në sallën e SHM Profesionale “Jonuz Zejnullahu”, u organizua turneu i pingpongut për senior, në kuadër të manifestimit Flakadani i Karadakut. Morën pjesë rreth 70 pingpongistë dhe pingpongiste nga Kosova dhe Turqia.

Garat u zhvilluan në dy faza, në fazën e grupeve dhe fazën e eliminimeve.

Në një ambient shumë të këndshëm sportiv, ku nuk munguan as shikuesit, organizatori, KP Vitia, në bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe FPPK-në, vazhduan me organizim shumë të mirë të turneut, që u zhvillua në frymë të mirë sportive.

Te meshkujt, pas fazës së grupeve dhe ndeshjeve shumë të forta në ‘skelet’, në gjysmë finale u takuan edhe kësaj radhe, Rrahman Ademaj me Kreshnik Mahmutin dhe Fatih Karabaxhaku me Milot Makollin.

Gjysmëfinalja e parë ishte mjaft interesante me shumë poenë atraktivë nga të dy lojtarët, Rrahman Ademaj fitoi me rezultat të ngushtë 3:2, 16:14 në setin e 5.

Edhe gjysmëfinalja tjetre ishte mjaft interesante, në fund triumfoi Fatih Karabaxhaku ndaj Miloti Makolli me 3:1.

Në finale patëm një dramë të vërtetë, të dy lojtarët u angazhuan maksimalisht për fitore, që fillimisht dukej se do të jetë e Rrahmanit që në setin e 4 kishte 2 meç poenë, por talenti nga Prizreni edhe një herë në qastet vendimtare ishte gjakftohtë, së pari barazoi setat, e pastaj në setin e 5 triumfoi për tu shpallur kampion.

Te femrat dita ditës po duke përmirësimi i lojtareve të reja që përballen me senioret. Befasia e këtij turneu ishte Shega Hashani që në fazën e grupeve triumfoi nga Ilirana Halitit dhe Alma Mehmetit, duke dëshmuar formë të lartë para kampionati mesdhetar që do të mbahet në Itali nga 24 deri 27 mars, për të humbur në gjysmëfinale me rezultat të ngushë 3:2 ndaj Hanife Zeqirit të disponuar për lojë.

Kësaj radhe Linda Zeqiri dhe Iliriana Haliti u takuan në gjysmëfinale, duke treguar lojë shumë të mirë dhe përballje të kampioneve. Dy setat e parë i fitoj Ilirana, pastaj Linda Zeqiri barazoi në 2:2, e në setin e pestë Iliriana ishte më e përqendruar për të fituar me 11:9

Në Finale, Hanife Zeqiri ishte shumë e përkushtuar që të mbroj titullin e fituar nga viti i kaluar, dhe ketë e arriti me fitore 3:1 ndaj Ilriana Halitit.

Organizatori, kishte përgatitur shpërblime për të gjithë fituesit, Mirënjohje dhe Kupa.

Aktiviteti i radhës së

FPPK-së nesër vazhfon me garat ekipore në ligën e parë, ndërsa përfaqësuesja U15 do të niset për të marrë pjesë në Kampionatin mesdhetar në Itali.