Ju njoftojmë se nesër fillon WTT Feeder Prishtina 2026, pas përfundimit të suksesshëm të WTT Youth Contender Prishtina 2026, i cili gjatë ditëve të fundit solli ndeshje të shumta, emocione dhe paraqitje shumë të mira nga sportistët pjesëmarrës.
WTT Feeder Prishtina 2026 do të vazhdojë me ndeshje të nivelit të lartë ndërkombëtar, duke mirëpritur sportistë nga vende të ndryshme të botës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ju ftojmë të ndiqni nga afër këtë event të rëndësishëm dhe të jeni pjesë e atmosferës së pingpongut botëror në Prishtinë.
Me respekt,
FPPK
