📢 NJOFTIM PËR ZGJEDHJET E KOMISIONIT TË SPORTISTËVE 2026
Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK) njofton të gjithë sportistët dhe klubet e regjistruara për fillimin e procesit zgjedhor për Komisionin e Sportistëve 2026.
Ftojmë klubet dhe sportistët që të bëhen pjesë aktive e këtij procesi, i cili synon të fuqizojë përfaqësimin dhe zërin e sportistëve në vendimmarrje.
📅 Afatet kryesore të procesit zgjedhor:
• 20 nëntor 2026, ora 16:00 – Afati i fundit për dorëzimin e nominimeve.
• 23 nëntor 2026 – Publikimi i listës së kandidatëve të certifikuar.
• 23–27 nëntor 2026 – Prezantimi i kandidatëve dhe programeve të tyre.
• 29 nëntor 2026, ora 10:00–13:00 – Votimi gjatë turneut tradicional “Dita e Flamurit”.
Kriteret për kandidim:
Kandidatët duhet të jenë mbi 18 vjeç, të regjistruar në FPPK për vitin 2026 dhe të plotësojnë kriteret ligjore sipas Ligjit për Sportin. Çdo klub ka të drejtë të propozojë vetëm një (1) kandidat.
📄 Dokumentacioni i nevojshëm për nominim:
• Emri dhe mbiemri i kandidatit;
• Klubi propozues;
• Biografi e shkurtër (CV) ose të arriturat sportive;
• Deklarata nën betim, e plotësuar dhe e nënshkruar.
Pjesëmarrja dhe angazhimi i sportistëve janë thelbësore për një përfaqësim të drejtë, transparent dhe gjithëpërfshirës.
🏓 Zëri i sportistëve, pjesë e vendimmarrjes!
Për dorëzimin e nominimeve dhe dokumentacionit të kërkuar, ju lutemi të na kontaktoni përmes adresës elektronike [email protected], brenda afatit të përcaktuar.
#FPPK #KomisioniISportistëve #Zgjedhjet2026 #Pingpongu #Kosova
