STAG

Olti Behluli dhe Sara Hoxha fitues të turneut TOP 8 për U11

Sot me datën 16.09.2023 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu TOP 8 për kategorinë U11 për meshkuj dhe femra.

Atmosfera ishte e ngrohtë dhe me plot pasion e entuziazëm për lojën e pingpong-ut. Gjatë ditës zhvilluan shumë ndeshje interesante dhe rivaliteti ishte i theksuar në çdo ndeshje, duke e bërë turneun akoma më emocionues për lojtarët dhe trajnerët.

Në kategorinë e femrave, Sara Hoxha nga ‘’KPP AHMET HOXHA F’’ u shpall kampione e këtij turneu, pasi arriti të shënoi fitore në të gjitha ndeshjet që luajti. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditen dy bashke lojtaret e saj Lira Hashani (me 6 fitore nga 7 ndeshje) dhe Leana Hallaqi (me 5 fitore nga 7 ndeshje)

Në kategorinë e meshkujve Olti Behluli nga ‘’KPP AHMET HOXHA MK’’ ishte i pandalshëm. Ai tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme në turneun TOP 8, duke triumfuar në të gjitha ndeshjet e tij me rezultat 3-0. Në vendin e dytë pas tij u rëndit Jon Ademi nga ‘’KPP VUSHTRRIA’’ (me 6 fitore nga 7 ndeshje) dhe në vendin e tretë Rejan Krasniqi nga ‘’KPP GANI MALOKU’’ (me 5 fitore nga 7 ndeshje)

Renditja finale;

MESHKUJT

1. OLTI BEHLULI – AHMET HOXHA MK
2. JON ADEMI – VUSHTRRIA
3. REJAN KRASNIQI – GANI MALOKU
4. AJAN VRANOVCI – GANI MALOKU
5. RIS ISMAJLI – DRITA M
6. ARI BAJRAMI – PRIPING
7. EURON OSMANI – HASAN PRISHTINA
8. AMAR MUHAXHERI – GANI MALOKU

FEMRAT

1. SARA HOXHA – AHMET HOXHA F
2. LIRA HASHANI – AHMET HOXHA F
3. LEANA HALLAQI – AHMET HOXHA F
4. FEROZA SMAJLI – SHPRESA
5. ROSELA ABAZI – AHMET HOXHA MK
6. JARA HALLAQI – AHMET HOXHA F
7. RITA KURDIJA – AHMET HOXHA MK
8. AZRA HASKUKA – KVPP PRIZRENI