STAG

Olti Behluli dhe Vlera Beqa fitues të turneut TOP 8 për U11

Sot me datën 05.11.22 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu TOP 8 për kategorinë U11 për meshkuj dhe femra. U zhvilluan shumë ndeshje interesante dhe me rivalitet ku mbi të gjitha u shfaq kualiteti i të rinjëve i cili është mjaftë premtues.

Në kategorinë e femrave Vlera Beqa nga klubi Kpp Shpresa me meritë u shpall kampione ku arriti të fitoj të gjitha ndeshjet. Ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të dy lojtareve nga Kpp Shpresa të cilat edhe u rënditën në dy vendet e para, Vlera Beqa dhe Jonida Ibrahimi e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 3-2 për Vlerën, ndeshje kjo e cila edhe e përcaktoi fituesen e këtij turneu pasi në vendin e dytë u rendit Jonida Ibrahimi me 6 fitore dhe 1 humbje, kurse në vendin e tretë Sara Hoxha me 5 fitore dhe 2 humbje.

Në kategorinë e meshkujve fituesi u përcaktua vetëm në xhiron e fundit ku dy favoritët e këtij turneu Resul Smajli dhe Olti Behluli ishin pa asnjë humbje, dhe vetëm dueli direkt e përcaktoi fituesin e këtij turneu. Ndeshjen e filloi mirë Resuli duke e fituar setin e parë, por pastaj gjërat ndryshuan në të mirë të Oltit i cili arriti të fitoj 3 setat e radhës ku u zhvilluan shumë poena interesant, dhe në fund arriti ta fitoj ndeshjen me rezultat 3-1 dhe të shpallet kampion i këtij turneu. Në vendin e tretë përfundoi Muhammet Mudut i cili poashtu tregoi lojë të mirë ku shënoi 5 fitore dhe 2 humbje.

Radhitja finale

Femrat

Vendi 1 - Vlera Beqa - Kpp Shpresa

Vendi 2 - Jonida Ibrahimi - Kpp Shpresa

Vendi 3 - Sara Hoxha - Kpp Ahmet Hoxha F

Vendi 4 - Lira Hashani - Kpp Ahmet Hoxha F

Vendi 5 - Amra Gashi - Kpp Prishtina F

Vendi 6 - Alara Sisko - Kpp KVPP Prizreni

Vendi 7 - Rita Kurdija - Kpp Ahmet Hoxha MK

Vendi 8 - Feroza Smajli - Kpp Shpresa

 

Meshkujt

Vendi 1 – Olti Behluli – Kpp Ahmet Hoxha MK

Vendi 2 – Resul Smajli – Kpp Sharri

Vendi 3 – Muhammet Mudut – KVPP Prizreni

Vendi 4 – Donat Ferizi – Kpp Vushtrria

Vendi 5 – Ari Bajrami – Kpp Priping

Vendi 6 – Sharr Hashani – Kpp Ahmet Hoxha MK

Vendi 7 – Jon Ademi – Kpp Vushtrria

Vendi 8 – Rejan Krasniqi – Kpp Gani Maloku

Foto:   https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5818948011501494/5818922331504062/