STAG

 

ORGANIZOHET KUPA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR TË RINJË DHE SENIOR (MESHKUJ DHE FEMRA)

 Këtë fundjavë, me datë 3 dhe 4 qershor në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, është planifikuar të mbahet Kupa e Republikës së Kosovës për kategoritë e të rinjve (U15 dhe U19) dhe Senior.

Të shtunën nga ora 10:00 do të zhvillohen ndeshjet në kategorinë e të rinjve, U15 M dhe F dhe U19 F kurse të dielën ndeshjet e kategorisë së seniorëve per M dhe F.

Të enjten, me datë 1 qershor do të hidhet shorti nga ora 20:00 online dhe do të mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.

Garat do të zhvillohen me eliminime sipas sistemit evropian me 3 te fituara, përveç në gjysmëfinale dhe finale të seniorëve, qe sipas vendimit te kuvendit, do të zhvillohen me sistem me 4 të fituara.