STAG

Organizohet liga e përbashkët e pingpongut Kosovë-Shqipëri

Këtë vikend më 10 dhe 11 dhjetor në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë (https://goo.gl/maps/6kDXikTVSJkhTRkR9) Federata e Pingpongut e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Pingpongut do të organizojnë ndeshjet e fazës së parë të ligës së përbashkët në pingpong Kosovë – Shqipëri ku do të ndeshen katër ekipet më të mira nga Kosova dhe katër ekipet më të mira nga Shqipëria për edicionin 2022-23 në konkurrencën e seniorëve meshkuj dhe femra.

Të shtunën me 10 dhjetor duke filluar nga ora 15:30 do të bëhet ceremonia e hapjes dhe nga ora 16:00 do të fillojnë ndëshjet e para ku priten mjaftë ndeshje interesante.

Orari i ndeshjeve: