STAG

Organizohet turneu "Dita e Pavarësisë - 17 Shkurti"

Më 17 shkurt, në Sallën e Pallatit të Rinisë është paraparë të organizohet turneu për të manifestuar 12 vjetorin e ditës së Pavarësisë së Kosovës “17 shkurtin”, duke filluar nga ora 10:00.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 12 shkurt në ora 16:00

Shorti do te hidhet të enjten me 13 shkurt nga ora 17:00 në zyre të FPPK-së dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Të drejtë pjesëmarrje në këtë garë, sipas nenit 10 të rregullores së sistemit të garave të FPPK, kanë të gjithë lojtarët .....më të vjetër se 12 vjeç, pra të gjithë ata që kanë lindur në vitin 2007 e më të vjetër.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsiderate.