Përfaqësuesja e Kosovës në Pingpong ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian për të rinj, që u zhvillua nga 14 deri me 24 korrik në Gliwice, Poloni. Kosova mori pjesë në kategoritë e juniorëve dhe kadetëve, meshkuj dhe femra.
Në garat ekipore, lojtarët tanë kanë shënuar gjithsej 5 fitore: 2 në kategorinë e juniorëve meshkuj, 2 në kategorinë e juniorëve femra dhe një fitore në kategorinë e kadetëve meshkuj. Ky ishte një sukses i mirëpritur, duke pasur parasysh konkurrencen e fortë në turne.
Përveç garave ekipore, lojtarët e Kosovës kanë garuar edhe në kategoritë individuale, çifte dhe çifte të përziera. Në këto kategori, lojtarët tanë kanë shënuar disa fitore, si Taibe Ruli që shënoi një fitore në grupet e saj, por nuk arriti të kalojë në fazën tjetër të turneut. Gjithashtu, Blend Hajdari dhe Adriatik Maloku shënuan një fitore në kategorinë e çifteve,si dhe Shega Hashani dhe Blend Hajdari shënuan një fitore në kategorinë e çifteve të përziera.
Ky turne iu ofroi lojtarëve të Kosovës një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të fituar përvojë në arenën ndërkombëtare. Drejtori i përfaqësueses së Kosovës u shpreh se është i kënaqur me përkushtimin dhe angazhimin e lojtarëve dhe trejnerëve, dhe kemi shpresë për një të ardhme të ndritur.
Ne linkun më poshtë mund të gjeni informatat për fituesit e të gjitha kategorive; https://www.ettu.org/en/events/european-youth-championships/news/#n198m=7&n198r=1&n198y=2023