Përmbyllet dita e dytë e WTT Youth Contender Prishtina 2026, e cila solli emocione të shumta, përballje atraktive dhe ndeshje të forta gjatë gjithë ditës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Gjatë paradites janë zhvilluar ndeshjet në kategoritë Mixed Doubles U15 dhe U19, ku sportistët pjesëmarrës kanë dhuruar përballje cilësore dhe emocione të shumta deri në fazat e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve.
Në vazhdim të programit janë zhvilluar edhe finalet e kategorive U13 dhe U17, të cilat kanë sjellë duele shumë interesante dhe rivalitet të fortë deri në pikët e fundit.
Finalja e kategorisë U13 Boys u zhvillua mes Austrisë me Louis FEGERL dhe Taavi SAMARAWEERA, ku sportisti austriak arriti fitore me rezultat 3-1.
Ndërsa në kategorinë U13 Girls, Turqia me Aybige USTUNDAG u përball me Bullgarinë përfaqësuar nga Plamena DIMITROVA, ku fitorja shkoi për sportisten turke me rezultat 3-1.
Në finalen e kategorisë U17 Girls, Portugalia me Julia LEAL u përball me përfaqësuesen e Turqisë Ela YONTER, ku fitorja i takoi sportistes portugeze me rezultat 3-0.
Në kategorinë U17 Boys, është zhvilluar një finale shumë e fortë mes Francës me Noah VITEL dhe Republikës Çeke me Jan SKALDA, ku pas një dueli tejet rivalizues triumfoi Jan Skalda me rezultat 3-2.
Finalet e U13 dhe U17 filluan nga ora 19:00 dhe u pasuan me ceremoninë e medaljeve, ku u nderuan kampionët dhe finalistët e këtyre kategorive.
Gjithashtu gjatë garave të sotme, nga katër sportistët kosovarë, dy prej tyre siguruan kualifikimin në mesin e 16 më të mirëve të kategorisë përkatëse. Denat Makolli dhe Imran Duraku arritën të kalojnë në fazën e 1/8 së finales, duke shënuar paraqitje shumë të mira dhe duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në këtë turne ndërkombëtar.
WTT Youth Contender Prishtina 2026 vazhdon edhe në ditët në vijim me ndeshje të tjera atraktive dhe pjesëmarrje të sportistëve nga vende të ndryshme të botës.
Me respekt,
FPPK