Dita u përmbyll me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në kategoritë U11 Girls, U15 Mixed Doubles dhe U19 Mixed Doubles në WTT Youth Contender Prishtina 2026.
Një moment krenarie për sportin kosovar ishte suksesi i jashtëzakonshëm i Zana Bllacës në kategorinë U11 Girls, ku ajo u shpall kampione duke fituar vendin e parë me paraqitje të shkëlqyera gjatë gjithë garës.
Po ashtu, Erina Vranovci arriti të renditet në vendin e tretë në të njëjtën kategori, duke kompletuar një paraqitje shumë të mirë për sportin kosovar.
Në U15 Mixed Doubles, titullin e kampionëve e fituan Salih Yildirim dhe Ela Yonter (Turqi).
Ndërsa në U19 Mixed Doubles, kampionë u shpallën Max Radiven (Angli) dhe Mariana Santa (Portugali).
Gjatë ditës së sotme u zhvilluan edhe ndeshje në kategoritë U11, U15 dhe U19, ku sportistët dhuruan performanca cilësore dhe emocione të shumta në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në kategorinë U15, shtatë sportistë kosovarë arritën të kalojnë fazën e grupeve, ku u veçua Rejan Krasniqi me vendin e parë në grupin e tij.
Garat vazhdojnë edhe nesër me finalet e kategorive përkatëse, ku priten edhe më shumë emocione dhe përballje të forta.
Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj atmosfere sportive dhe të ndiqni nga afër finalet e WTT Youth Contender Prishtina 2026.
Me respekt,
FPPK