STAG

Përmbyllet me sukses WTT Feeder Prishtina 2026

Pas disa ditëve të mbushura me ndeshje spektakolare, emocione të forta dhe pingpong të nivelit më të lartë ndërkombëtar, është përmbyllur me sukses WTT Feeder Prishtina 2026 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Turneu mblodhi sportistë nga shumë vende të botës, të cilët gjatë gjithë javës dhuruan përballje të jashtëzakonshme, rezultate të ngushta dhe momente që mbajtën publikun në emocion deri në pikën e fundit.

Në finalet e zhvilluara sot u kurorëzuan kampionët e këtij edicioni:

MIXED DOUBLES FINAL
Gustavo Gomez & Daniela Ortega

 WOMEN’S DOUBLES FINAL
 Syndrela Das & Divyanshi Bhowmick

 MEN’S DOUBLES FINAL
 Juan Perez & Daniel Berzosa

 WOMEN’S SINGLES FINAL
 Divyanshi Bhowmick

 MEN’S SINGLES FINAL
 Ivor Ban

WTT Feeder Prishtina 2026 dëshmoi edhe një herë nivelin e lartë organizativ të Federatës së Pingpongut të Kosovës dhe rëndësinë e Prishtinës si mikpritëse e ngjarjeve ndërkombëtare të pingpongut.

Falënderojmë të gjithë sportistët, trajnerët, gjyqtarët, vullnetarët, partnerët dhe mediat për kontributin e tyre në suksesin e këtij turneu, si dhe publikun që ishte pjesë e kësaj atmosfere sportive gjatë gjithë javës.

Me respekt,
FPPK