STAG

Pingpongu, pjesë e programit “Sport në Shkolla” për herë të parë!

Pingpongu, pjesë e programit “Sport në Shkolla” për herë të parë!

Sot u përmbyll me sukses trajnimi dhe certifikimi i mësimdhënësve për integrimin e sportit të pingpongut në shkolla, në kuadër të programit “Sport në Shkolla”.Ky trajnim kishte për qëllim përgatitjen e stafit shkollor për të zbatuar me efikasitet këtë sport tek nxënësit.
Ky aktivitet u realizua nga Federata e Sportit Shkollor e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Mësimdhënësit e trajnuar u certifikuan për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në zhvillimin e sportit të pingpongut në sistemin arsimor.