Një mesazh i mirë ka mbërritur nga Presidentja e ITTF, Petra Sörling, e cila na informon për suksesin e jashtëzakonshëm të pingpongut në Lojërat Olimpike Paris 2024!Këto të fundit kanë shënuar një moment të madh për pingpongun, duke e renditur atë ndër sportet më të shikuara dhe më të angazhuara në nivel global.
Të dhënat e reja të mbledhura në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) konfirmojnë një sukses të jashtëzakonshëm për këtë sport, duke e forcuar më tej pozicionin e tij si një nga sportet më emocionuese të Lojërave Olimpike.
-1.48 miliard orë shikueshmëri – Pingpongu ka qenë një nga sportet më të shikuara në Lojërat Olimpike!
-Angazhimi Dixhital në Rritje – Pingpongu ka mbushur platformat digjitale, duke u renditur ndër sportet më të kërkuara përmes internetit dhe rrjeteve sociale.
-94.68% Bileta të Shitura – Stadiume të mbushura me tifozë.
-Rritje e popullaritetit tek të rinjët– Pingpongu është në mesin e top 3 sporteve më të preferuara nga të rinjtë dhe po rritet gjithnjë e më shumë.