STAG

Priping dhe Drita kampion të Kupës së Kosovës për Senior

Sot më 15.05.22 në SHFMU ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj u zhvillua turneu ekipor Kupa e Republikës së Kosovës në kategorinë e seniorëve për meshkuj dhe femra. Në kategorinë e femrave ‘Drita’ nuk lejoi befasi ku në gjysmëfinalen e parë e mposhti “Ahmet Hoxha MK’ me rezultat 3 me 0 ashtu sikurse ‘Prishtina’ që fitoi ndaj ‘Ahmet Hoxha’ në gjysmëfinalen e dytë. Në finale me një dominim total ‘Drita’ arriti ta mbroj titullin e kampionit në Kupën e Kosovës për vitin 2022 duke e mposhtur ekipin nga Prishtina me rezultat të pastër 3-0.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalën e parë u takuan ‘Lidhja e Prizrenit’ që e mposhti ekipin nga Ferizaji ‘Ahmet Hoxha’ me rezultat 3 me 1 ashtu sikurse ‘Priping’ që fitoi në gjysmëfinalen e dytë ndaj ekipit ‘Prishtina’ me të njejetin rezultat 3-1. Në finale pritej një derbi më i ashpër mes të dy ekipeve, por që ekipi nga Prishtina ‘Priping’ ishin më të disponuar për lojë dhe arritën që ta befasojnë kampionin e viteve të fundit ‘Lidhja e Prizrenit’  duke e fituar ndeshjen me rezultat 3 me 1 dhe kështu për tu shpallur kampion të Kupës së Republikës së Kosovës për senior për vitin 2022.

 

KAMPIONËT

 

Kategoria e femrave

KPP DRITA (Gjilan)

Linda Zeqiri

Alma Mehmeti

Lenë Osmani

Hanife Zeqiri

Egzona Zeqiri

Jeton Azizi (trajner)

 

Kategoria e meshkujve

KPP PRIPING (Prishtinë)

Elvedin Çollakoviq

Chris Doran

Ylli Dragidella

Aulon Bivolaku

Kastriot Orana (trajner)

Foto:  https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5308336269229340/5308324735897160

 

AKTIVITETET E ARDHSHME

Me datën 21.05.22 në Prishtinë do të organizohet seminari për gjyqtarë (rilicencimi i gjyqtarëve kombëtar) kurse me datën 22.05.22 në Ferizaj do të organizohet turneu i njëzetë jubilar përkujtimor për senior “Ahmet Hoxha 2022”.