STAG

REGJISTRIMI I KLUBEVE DHE LOJTARËVE NË FPPK PËR EDICIONIN 2025

Afati i rregullt për regjistrim të klubeve dhe lojtarëve është nga 16 dhjetori deri 10 janar 2025

KOTIZIMI  PËR KLUBET GJATË VITIT 2025 ËSHTË SI NË VIJIM:

Kotizimi për Klubet:

 Superliga e meshkujve  250.00 

 Liga e parë e meshkujve  200.00 €

 Liga e dytë e meshkujve  150.00 €

Superliga e femrave dhe Liga e parë 50.00 €

 Liga U15 M dhe F 0.00 €, ndërsa 50.00 € për klubet që nuk kanë klube në ligat seniore

 Liga U19 M dhe F 0.00 €, ndërsa 50.00 € për klubet që nuk kanë klube në ligat seniore

Kotizimi për sportistë dhe anëtarë tjerë të FPPK-së

Kotizimi për regjistrim të anëtarëve të klubeve (lojtar, trajner, refer, përfaqësues, etj), për të gjitha kategoritë, është 0.00 €,

Kotizimi për regjistrim të lojtarëve të huaj (gjatë tërë vitit) është 2000.00 €

Kotizimi për regjistrim të lojtarëve të lirë, pas afatit të rregullt, është 10.00 €

Kotizimi për pjesëmarrje në një turne të organizuar nga FPPK-ja për sportistët e huaj 10.00 

Kotizimi për një sportist të transferuar në afatin kalimtar 20.00 €

Vlera e një pike të paraparë në neni 27  të rregullores për regjistrim të anëtarëve dhe klubeve është 1.00 €

Pagesa duhet të bëhet në xhirollogarinë e FPPK në Bankën për Biznes – 1300271200018066.

Luten klubet që të kryejnë regjistrimin gjatë janarit, ndërsa pagesën mund të bëhen deri me 6 shkurt.

KLUBET AKTIVE DUHET TË PARAQESIN KËTO DOKUMENTE:

Sipas nenit 11 pika 1.5 të Statutit të FPPK-së dhe sipas nenit 8 të Rregullores për regjistrim të sportistëve
dhe klubeve, “Çdo vit klubi duhet ta bëjë ri-regjistrimin.


Për tu ri-regjistruar në FPPK për vitin 2025 klubi duhet të paraqesë:


1. Procesverbalin nga mbledhja e kuvendit zgjedhor të klubit
2. Aplikacionin për vazhdimin e anëtarësisë së klubit me obligim të pranimit të veprimit në pajtim me
statutin e FPPK-së, me Rregulloret dhe vendimet e organeve të FPPK-së,
3. Aplikimin për regjistrimin e së paku 6 sportistëve,
3.1. Dokumentin identifikues personal të sportistëve të regjistruar për herë të parë.
3.2. Fletëlëshimin nga klubi i deritashëm për sportistët nën moshën 21 vjeçare që ndërrojnë klubet
4. Aplikacionin për regjistrimin e së paku një trajneri i cili plotëson kushtet e parapara në rregullore të
regjistrimi si dhe në ligjin e sporti duke dorëzuar:
4.1. Dokumentin identifikues personal;
4.2. Diplomën/certifikatën e aftësimit si trajner
4.3. Certifikatën që nuk është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë
5. Aplikimin për regjistrim të së paku 3 anëtarëve të bordit
5.1. Certifikatën e bashkësisë familjare;
5.2. Certifikatën që nuk janë të dënuar me aktgjykim të formës së prerë
6. Plotësimin e dokumentacionit nga neni 7 nëse ka mungesa
7. Lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve të regjistruar për vitin 2025
8. Pagesën e kotizimit për ligën përkatëse

KLUBET E REJA DUHET TË PARAQESIN KËTO DOKUMENTE:

Sipas nenit 11 pika 1.5 të Statutit të FPPK-së dhe sipas nenit 7 të Rregullores për regjistrim të sportistëve
dhe klubeve, “Për regjistrimin e parë të klubit është e nevojshme të paraqesin:


1. Procesverbalin nga mbledhja e kuvendit zgjedhor të klubit
2. Aplikacionin për anëtarësim me obligim të pranimit të veprimit në pajtim me statutin e FPPK-së, me
Rregulloret dhe vendimet e organeve të FPPK-së,
3. Certifikatën apo kopjen e noterizuar të regjistrimit të OJQ-së
4. Certifikatën apo kopjen e noterizuar të Numrit Fiskal
5. Akti i themelimit, si dhe lista e anëtarëve të kuvendit me së paku pesëmbëdhjetë (15) persona fizik të
moshës madhore (mbi 18 vj.)
6. Statuti i klubit / shoqatës me vulë dhe nënshkrim
7. Letër konfirmimi e Përfaqësuesi i autorizuar i klubit / shoqatës nga Departamenti për OJQ
8. Vërtetimin / vendimin për regjistrimin e klubit në komunën përkatëse
9. Vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga ATK-ja
10. Dëshminë që klubi i përmbush kushtet për t’u marrë me veprimtari sportive të përcaktuar me Ligjin
mbi sportin.
11. Aplikacionet për regjistrimin e së paku 6 sportistëve të cilët nuk janë udhëheqës të klubit ose trajnerë,
11.1. Dokumentet identifikuese personale të sportistëve
11.2. Fletë lëshimin nga klubi i deritashëm për sportistët nën moshën 21 vjeçare që ndërrojnë klubet
12. Aplikacionin për regjistrimin e së paku një trajneri i cili plotëson kushtet e parapara në rregullore të
regjistrimi si dhe në ligjin e sporti duke dorëzuar:
12.1. Dokumentin identifikues personal;
12.2. Diplomën/certifikatën e aftësimit si trajner
12.3. Certifikatën që nuk është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë
13. Aplikimin për regjistrim të së paku 3 anëtarëve të bordit duke dorëzuar për secilin:
13.1. Certifikatën e bashkësisë familjare;
13.2. Certifikatën që nuk janë të dënuar me aktgjykim të formës së prerë
14. Lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve të regjistruar për vitin 2025
15. Pagesën e kotizimit për ligën përkatëse.

Klubet preferohet të bëjnë dorëzimin e dokumentacionit gjatë muajit dhjetor.

Me datën 11.01.2025 do të takohet Komisioni për regjistrim dhe gara për të shqyrtuar
aplikacionet e klubeve;

Deri me datën 14.01.2025 do të takohet Bordi për aprovimin e raportit të komisionit për
regjistrim; ndërsa mbledhja e rregullt dhe zgjedhore e kuvendit me 31.01.2025.

SHËNIM:

Aplikimi duhet të bëhet edhe në formë fizike edhe atë elektronike. Përmes emailit [email protected], duhet të përcjellët vetëm lista elektronike në formën Excel me shënimet e të gjithë anëtarëve për vitin 2025, ndërsa dosja me aplikacione dhe dokumente përcjellëse duhet të dorëzohet fizikisht në zyre të FPPK-së për çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 15:00.

Të gjitha materialet që duhet plotësuar i gjeni më poshtë.