STAG

Republika e Kosovës do të përfaqësohet në garat e pingpongut në kuadër të Lojërave Mesdhetare "Taranto 2026", të cilat do të zhvillohen në Taranto, Itali.

Federata e Pingpongut e Kosovës ju njofton se Republika e Kosovës do të përfaqësohet në garat e pingpongut në kuadër të Lojërave Mesdhetare "Taranto 2026", të cilat do të zhvillohen në Taranto, Itali.

Në këtë ngjarje të rëndësishme shumë-sportëshe, Kosova do të përfaqësohet nga këta sportistë:

Kreshnik Mahmuti
Shega Hashani

Ekipi do të udhëhiqet nga trajnerët:

Rifat Rifati
Ridvan Hashani

Pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare paraqet një mundësi të rëndësishme për sportistët tanë që të garojnë në nivel të lartë ndërkombëtar, duke fituar përvojë të vlefshme dhe duke përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës përballë vendeve pjesëmarrëse nga rajoni i Mesdheut.

Federata e Pingpongut e Kosovës u uron suksese sportistëve dhe stafit teknik, me besimin se do ta përfaqësojnë vendin me profesionalizëm, përkushtim dhe frymë sportive.