STAG

Resul Smaili dhe Maxhire Sojeva fitues të turneut TOP 8 për U13

Sot me datën 13/11/22 në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu TOP 8 për U13 për meshkuj dhe femra. Ndeshjet u zhvilluan në kushte të mira organizative dhe në atmosferë të mirë sportive.

Në kategorinë e meshkujve Resul Smaili arriti të shpallet kampion edhe pse në ndeshjen e parë u befasua me rezultat 3-0 nga talenti Amant Sejdiu, por që në ndeshjet e radhës arriti të këndellet dhe t’i fitoj të gjitha ndeshjet e mbetura. Në vendin e dytë përfundoi Olti Behluli i cili shënoi 5 fitore dhe 2 humbje sikurse Ermin Saiti por për shkak të fitores në ndeshje direkte Olti e zuri vendin e dytë kurse Ermini vendin e tretë.

Në kategorinë e femrave Maxhire Sojeva ishte favorite dhe arriti ta mbroj titullin e kampiones edhe këtë vit ku shënoi 7 fitore dhe asnjë humbje. Në vendin e dytë përfundoi Ajola Behluli me 6 fitore dhe vetëm 1 humbje. Gara për vendin e tretë ishte shumë e ngjeshur ku 3 lojtaret Jona Hashani, Elsa Hajrullahu dhe Donika Dema ishin me pikë të barabarta por për shkak të setaverazhës më të mirë Jona përfundoi në vendin e tretë.

RADHITJA FINALE

Meshkujt

  1. Resul Smaili – Kpp Sharri
  2. Olti Behluli – Kpp Ahmet Hoxha MK
  3. Ermin Saiti – KVPP Prizreni
  4. Muhammet Mudut – KVPP Prizreni
  5. Amant Sejdiu – Kpp Ahmet Hoxha MK
  6. Odej Sherifi – Kpp Dardania
  7. Lir Salihu – Kpp Dardania
  8. Albes Behluli – Kpp Ahmet Hoxha MK

Femrat

  1. Maxhire Sojeva – Kpp Ahmet Hoxha MK
  2. Ajola Behluli - Kpp Ahmet Hoxha MK
  3. Jona Hashani – Kpp Ahmet Hoxha F
  4. Elsa Hajrullahu – Kpp Ahmet Hoxha MK
  5. Donika Dema – Kpp Peja F
  6. Anduela Smajli – Kpp Shpresa
  7. Elda Krasniqi – Kpp Ahmet Hoxha MK
  8. Vlera Beqa – Kpp Shpresa

Foto:   https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5842708869125408/5842700932459535/