STAG

Rezultatet e Javës së Dytë të Ligës U15 M

 Të dielën, në Ferizaj janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë të Ligës për të rinj U15. Në xhiron e tretë Ahmet Hoxha MK e ka mundur Pripingun me 3:0, sikur edhe Drita Ulpianën dhe KVPP Prizreni Gani Malokun, kurse TTC Ferizaj ishte e lirë.

Në xhiron e katërt, Ahmet Hoxha MK, me 3:0, ka fituar ndaj Ulpianës, TTC Ferizaji ndaj Pripingut me 3:0, sikur edhe Gani Maloku ndaj Dritës me 3:0, kurse KVPP Prizreni ishte e lirë.

Pas javës së dytë, ekipet më të suksesshme janë Ahmet Hoxha MK, KVPP Prizreni dhe TTC Ferizaj që prijnë me nga 9 pikë, edhepse të tria e kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. Gani Maloku me bilanc të barabartë të fitoreve dhe humbjeve, nga dy, ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë, para Dritës me 5 pikë, Ulpianës në vendin e 6 me 4 pikë, e cila bashkë me Pripingun, në pozitën e fundit me 3 pikë, ende janë pa fitore.