Federata e Pingpongut në Kosovë mblodhi më së shumti 20 kadetët dhe juniorët e tyre për një kamp veror për të rinj të udhëhequr nga eksperti i TT Aleksey Yefremov nga Bjellorusia.
Në kuadër të kampit të të rinjëve, trajneri Aleksey Yefremov mbajti gjithashtu një seminar me temën "Trendet e reja në pingpongun modern" për trajnerët dhe lojtarët e FPPK duke i informuar ata lidhur me tendencat moderne në pingpong, si dhe ofroi praktikat më të mira dhe shumica taktika të përparuara të pingpongut.
Në ceremoninë e mbylljes Presidenti i KTTA z. Nehat Çitaku falënderoi trajnerin Yefremov duke theksuar se komiteti i organizimit të kampeve dhe stafi i FPPK janë shumë të kënaqur me rezultatet e tij dhe ai është më se i mirëpritur të vijë përsëri në Kosovë. Z. Çitaku falënderoi ETTU dhe Fondin e Zhvillimit si dhe për mbështetjen e tyre në këtë kamp veror të suksesshëm. Nga ana tjetër trajneri Yefremov tha se është shumë i lumtur të jetë përsëri në Kosovë pas 8 vjetësh, duke përmendur progresin me të cilin përballet KTTA dhe ai do të jetë i lumtur të punojë përsëri me ekipin energjetik të Federates së Pingpongut të Kosovës.
Federata e pingpongut në bashkëpunim me komitetin e gjyqtarëve do të organizojë seminar për gjyqtarët dhe testimin teorik për licencim dhe rilicencim për vitin 2019.
Seminari do të organizohet më 09 prill 2019, në Shtëpinë e Sporteve, në Prishtinë nga ora 10:00 deri në ora 14:00. Ligjërues do të jetë gjyqtari ndërkombëtar: Abedin Bahtiri.
Në fund të seminarit do të organizohet testimi teorik për të gjithë kandidatët.
Me 10 dhe 11 nëntor, në Boge-Pejë, FPPK organizoj katër seminare për ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të vet, në të cilën morën pjesë 27 përfaqësues të klubeve. .
Seminari për trajner i ligjëruar nga selektori Yll Bislimi, ishte pjesa e parë, në të cilën trajnerët e klubeve të fppk-së u pajisen me njohuri lidhur me proceset e reja të trajnimit për të ngritur cilësinë e përgjithshme të trajnerëve dhe lojtarëve. Kjo pjesë u mirëprite nga të pranishmit që u diskutuan shumë çështje të rëndësishme të trajnimit dhe përgatitjes së lojtarëve.
Seminari i dytë që u organizua ishte ai për rregulloren kundër huliganizmit, në të cilën Idriz Prestreshi, anëtar i komisionit për akte normative, i njoftoi të pranishmit me dispozitat e kësaj rregulloreje, e në pyetjet e të pranishmëve, ju shpjegoi për ndikimet që do të ketë në të ardhmen, masat parandaluese, si dhe për obligimet që do të dalin si rezultat i kësaj rregulloreje.
Seminari që zgjoj shumë interes ndër të pranishmit ishte ai për AntiDoping, i ligjëruar nga kryetari Nehat Çitaku, me të cilën ai i njoftoi të pranishmit për dopingun e pastaj edhe për antidopingun, për substancat e ndaluara, procedurat e verifikimit, shtesat, etj.
Seminari i fundit u prezantua nga Veton Gota, anëtar i komisionit për akte normative, lidhur me disa propozime për ndryshime të akteve normative të fppk-së, duke i njoftuar ata me ndryshimet që parashihen në tri rregullore. Duket se propozimet ishin të qëlluara pasi zgjuan diskutimet e të gjithë të pranishmëve.
Në përgjithësi seminari, që drejtohej nga sekretari gjeneral i fppk-së, për ngritjen e kapaciteteve të fppk-së u mirëpritën me shumë interes nga të pranishmit, si një iniciativë e shkëlqyeshme për të ndikuar në avancimin e anëtarëve të fppk-së, ku në të 4 seminaret të gjithë të pranishmit ishin mjaft të inkuadruar për të përfituar sa më shumë njohuri, e nga kjo rezultonin edhe shumë diskutime të dobishme.
Ju njoftojmë se Federata e Pingpongut të Kosovës do të vijojë Seminarin për Trajner të Pingpongut të Nivelit të II-të sipas ITTF-it (ITTF Coaching Seminar Level 2), që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në ketë seminar do te ligjëroj eksperti i pingpongut nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut (ITTF) amerikani, Christian Lillieroos. Në këtë Seminar pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 20 trajnerë kosovarë.
Trajnimi fillon sot dhe zgjatë deri më 8 nëntor 2017, do të mbahet në Hotel Sirius pjesa teorike dhe në Pallatin e Rinisë dhe Sportit pjesa praktike, e pjesëmarrja është e obligueshme për pjesëmarrësit që do të certifikohen. Të drejtë pjesëmarrje kanë trajnerët që kanë të përfunduar ITTF Level I. Sa për rikujtim FPPK Niveli e I-rë e ka organizuar në vitin 2011.