STAG

Shtyhet afati i aplikimit për pozitën e Drejtorit të Përfaqësueses së Kosovës në Pingpong

FPPK ka shtyer afatin e  konkursit për plotësimin e pozitës së Drejtorit të Përfaqësueses së Kosovës në Pingpong deri me 4 mars 2025.

Përshkrimi i detyrave:

- Propozimin e programit njëvjeçar dhe katërvjeçar të punës së përfaqësueses,

- Propozimin e planit të përgatitjeve të përfaqësueses,

- Propozimin e kalendarit të garave të përfaqësuesespër sezonin e ardhshëm, duke marrë

parasysh që garat lokale të jenë në funksion të paraqitjes sa më të suksesshme të

përfaqësueses në gara ndërkombëtare,

- Propozimin e obligimeve të kandidatëve për përfaqësuesen për vitin e ardhshëm.

 

Aplikacioni i kompletuar duhet të përmbajë:

  • CV
  • Diploma universitare ose Certifikata për kryerjen e Nivelit I apo II për trajner

ndërkombëtar

  • Dëshmi për punën aktive si trajner, perfshirë numrin e sportistëve sipas

grupmoshave.

  • Dëshmi për rezultate e arritura individuale dhe ekipore si në gara individuale dhe

ekipore në arenën vendore dhe ndërkombetare.

  • Dëshmi nga gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë.
  • Certifikatë për njohjen e gjuhës angleze.
  • Një përmbledhje të programit te punës 1 dhe 4 vjeçare për punën me përfaqësuesen

dhe ngritjen e cilësisë.

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dërgohet në email adresen: [email protected] ose të shtypura

në Zyren e FPPK-së.

Për më shumë informacione, ju lutem shikoni dokumentin më poshtë.