STAG

SOT FINALET E MËDHA – WTT Youth Contender Prishtina 2026

Pas disa ditëve të mbushura me ndeshje spektakolare, emocione të mëdha, rivalitet dhe fitore të paharrueshme, sot vijnë finalet e mëdha të WTT Youth Contender Prishtina 2026.

Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë sot do të mirëpresë një ditë të veçantë sportive, ku do të zhvillohen përballjet vendimtare të këtij edicioni ndërkombëtar.

Dita fillon me ndeshjet në kategoritë U15 dhe U19 Singles, ku sportistët do të zbresin në tavolinë për duelet e fundit para finales së madhe.

Më pas, do të zhvillohen finalet në këto kategori, duke sjellë përballjet më të forta dhe momentet kulmore të turneut, duke filluar nga ora 18:00, për të vazhduar më tej me ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve për kampionët e këtij edicioni.

Sot mbyllet një tjetër kapitull i madh i WTT Youth Contender Prishtina 2026, me finalet më të forta, emocionet më të mëdha dhe momentet që do të mbeten gjatë në kujtesën e sportdashësve.

Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj nate finale dhe të përjetoni nga afër atmosferën e madhe të pingpongut botëror në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit!

Me respekt,
FPPK