Dita e sotme në WTT Youth Contender Prishtina 2026 u karakterizua me ndeshje të forta, emocione të mëdha dhe momente spektakolare në të gjitha kategoritë, duke kulmuar me finalen e madhe të këtij edicioni.
Dita nisi me një rikthim të jashtëzakonshëm nga Andis Qeku, i cili nga disavantazhi 2-0 arriti të bëjë përmbysjen e madhe dhe të fitojë 3-2 ndaj Aleks Koren (Slloveni) në U19 Boys Singles Round of 32, duke dhuruar një nga momentet më të forta të turneut.
Në kategorinë U11 Boys Singles, Tavi Samaraweera u shpall fitues pas një paraqitjeje të sigurt dhe dominuese gjatë gjithë garës.
Në U15 Girls Singles, Ela Yonter (Turqi) tregoi forcë dhe kontroll të plotë duke fituar 3-0 ndaj Kinda Mostafa (Luksemburg), në një performancë bindëse.
Në U19 Girls Singles, Julia Leal (Portugali) triumfoi 3-1 ndaj Karolina Holda (Poloni), në një duel me ritëm dhe intensitet të lartë nga të dyja palët.
Në U15 Boys Singles, Louis Fegerl (Austri) u tregua i pandalshëm duke fituar 3-0 ndaj Spyros Sarigiannidis (Luksemburg), në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.
Ndërsa në U19 Boys Singles, Samuel Arpas (Sllovaki) fitoi një përballje shumë të fortë ndaj Ivan Kahn (Finlandë), duke siguruar një fitore të rëndësishme në një ndeshje me shumë intensitet dhe emocione.
Një ditë e mbushur me energji, rivalitet të fortë dhe momente që e bënë Prishtinën qendër të pingpongut botëror.
Gjithashtu nga data 27 maj fillon WTT Feeder Prishtina 2026, ku priten lojëra të jashtëzakonshme, me super lojtarë vendor dhe ndërkombëtar!
Ju mirëpresim!
Me respekt,
FPPK