STAG

Sot vazhdon dita e tretë e WTT Youth Contender Prishtina 2026

Pas emocioneve dhe finaleve atraktive të zhvilluara gjatë ditës së djeshme në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, dita e tretë pritet të jetë ende më madhështore.

Sot garohet në kategoritë U11, U15 dhe U19, ku sportistët kosovarë do të kërkojnë paraqitje sa më të mira përballë konkurrentëve ndërkombëtarë.

Paraqitje të mira priten nga Zana Bllaca, Arjon Krasniqi, Andis Qeku, Rejan Krasniqi, Olti Behluli, Imran Duraki dhe shumë  sportistë tjerë nga Kosova që do të jenë pjesë e garave të sotme.

WTT Prishtina 2026 do të vazhdojë të sjellë emocione, rivalitet dhe pingpong të nivelit të lartë në kryeqytet, deri në datën 31 Maj!

Ju presim në Pallatin e Rinisë dhe Sportit!

Me respekt,
FPPK