STAG

Spektakël në Prishtinë – emocionet kulmojnë me gjysmëfinalet e WTT Feeder Prishtina 2026

Dita e sotme e WTT Feeder Prishtina 2026 ka sjellë spektakël të vërtetë sportiv, me ndeshje të nivelit të lartë, rezultate të ngushta dhe emocione që kanë mbajtur publikun në tension deri në pikën e fundit.

Garat nisën me çerekfinalet e kategorisë Mixed Doubles, për të vazhduar më pas me përballje të forta në kategoritë Men’s Doubles dhe Women’s Doubles. Gjatë gjithë ditës u panë fitore bindëse, rikthime të jashtëzakonshme dhe ndeshje që u vendosën vetëm në momentet vendimtare.

Një nga përballjet më interesante të ditës ishte gjysmëfinalja e Men’s Doubles ndërmjet dyshes indiane Ankur Bhattacharjee dhe Payas Jain dhe spanjollëve Juan Perez dhe Daniel Berzosa. Pas një fillimi të fortë nga indianët, spanjollët arritën të rikthehen në lojë dhe të përmbysin rezultatin, duke siguruar një fitore dramatike 3-2 në një ndeshje me intensitet të jashtëzakonshëm.

Në gjysmëfinalen tjetër të Men’s Doubles, japonezët Satoshi Aida dhe Hiromu Kobayashi triumfuan me rezultat 3-1 ndaj çiftit indian Mudit Dani dhe Harmeet Desai, duke siguruar kështu një vend në finale.

Edhe në kategorinë Women’s Doubles nuk munguan emocionet. Dyshja indiane Syndrela Das dhe Divyanshi Bhowmick dominoi gjysmëfinalen e saj, duke fituar me rezultat 3-0 ndaj Paulina Vega dhe Daniela Ortega.

Në gjysmëfinalen tjetër, publiku pati rastin të ndjekë një përballje shumë të fortë mes Barbora Varady dhe Minhyung Jee përballë Sachi Aoki dhe Cocona Muramatsu, pas një ndeshje të luftuar deri në fund, fitorja i takoi këtyre të fundit me rezultat 3-2.

Gjithashtu, në gjysmëfinalet e Mixed Doubles u zhvilluan dy ndeshje shumë të forta.
Në përballjen mes Ivor Ban dhe Hana Arapovic kundër Gustavo Gomez dhe Daniela Ortega, pas një loje të luftuar deri në fund, fituan këta të fundit me rezultat 3–2.
Ndërsa në ndeshjen tjetër, Hung Che Yen dhe Yeh Yi Tian u përballën me Payas Jain dhe Syndrela Das, ku pas një paraqitjeje të mirë, fituan çifti japonez.

Dita u karakterizua nga rivalitet i madh, nivel i lartë teknik dhe ndeshje që dëshmuan edhe një herë cilësinë e jashtëzakonshme të sportistëve pjesëmarrës në WTT Feeder Prishtina 2026.

Garat vazhdojnë me fazat vendimtare të turneut, ku priten emocione edhe më të mëdha dhe duele për titujt kampionë.

Me respekt,
FPPK