Të dielën në Palestrën e shkollës Astrit Bytyqi, në Ferizaj është mbajtur Kampionati Individual për grup-moshën nën 17 vjeçe.
Të dy titujt i kanë rrëmbyer anëtarët e klubit Liria: Andis Çeku dhe Taibe Ruli.Andisi, në finale ka fituar ndaj Arti Karabaxhakut me 3:0 në seta, kurse Taibja, ndaj Jona Hashanit me 3:1.
Andisi u tregua superior që nga fillimi dhe të gjitha ndeshjet i fitoi me 3:0 në sete, duke përfshirë edhe atë ndaj Akil Mahmutit në gjysmëfinale, ndërkaq finalisti tjetër Arti Karabaxhaku, në gjysmëfinale ishte më i mirë se Ylber Beka (3:0).
Taibja, ndërkaq në gjysmëfinale ishte më e mirë se Tuana Gacaferi me 3:0, kurse finalistja e dytë, Jona Hashani në gjysmëfinale e mundi Anisa Domanikun me 3:0 në sete.
Në kategorinë e çifteve të femrave, kampione u shpallën Anisa Domaniku dhe Tuana Gacaferi pasi në finale e mundën çiftin e favorizuar Taibe Ruli dhe Jona Hashani me rezultatin 3:1 në seta.Te çiftet e meshkujve, Andis Çeku dhe Arti Karabaxhaku në finale e mundën çiftin vushtrrias Ibrahim Maloku/Ylber Beka me 3:1 në seta.
RENDITJA FINALE:
Meshkujt - individuale:
1.Andis Çeku
2.Arti Karabaxhaku
3.Akil Mahmuti
3.Ylber Beka
Femrat - individuale:
1.Taibe Ruli
2.Jona Hashani
3.Anisa Domaniku
3.Tuana Gacaferi
Çiftet - femra:
1.Anisa Domaniku/Tuana Gacaferi
2.Taibe Ruli/Jona Hashani
3.Jonida Ibrahimi/Vlera Beqa
3.Malda Bllaca/Zana Bllaca
Çiftet - meshkuj:
Andis Çeku/Arti Karabaxhaku
2.Ibrahim Maloku/Ylber Beka
3.Amant Sejdiu/Olti Behluli
3.Akil Mahmuti/Rron Kolloni